Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në burg katër të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “Segmenti”.

Trupa gjykuese dha masën e sigurisë burg pa afat për Nardi Malaj, 45 vjeç, Jozef Ndoci, 34 vjeç dhe Aurel Tanushi, 24 vjeç, ndërsa për Dod Dodanin, 41 vjeç u dha masa e sigurisë burg me afat 35 ditë .

Kjo pasi Prokuroria kërkon të verifikojë prova shtesë sepse sipas saj provat e paraqitura nga policia ishin të paqarta.

Në seancën gjyqësore mësohet se Ndoci dhe Malaj kanë pranuar akuzat për trafik droge dhe pala mbrojtëse kërkoi “arrest shtëpie”.Ndërsa Tanushi dhe Dodani i kanë mohuar akuzat dhe avokatët mbrojtës kërkuan për ta detyrim paraqitje.

Katër personat u arrestuan dy ditë më parë nga policia e Shkodrës, pasi u kapën me një sasi prej 100 kg marijuanë.

Lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit të ushtruar në makinën “Audi” në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

“Gjatë kontrollit në pjesën e mbrapme të makinës së tyre “Audi” të parkuar në një pikë karburanti jofunksionale u gjet 100 kilogramë lëndë e dyshuar marijuanë në 7 thasë të zinj plastikë e mbuluar me çarçafë. Po ashtu në makinë u gjetën edhe dy mostra lënde të dyshuar marihuanë rreth 67 gram”, sqaron policia.

Po ashtu, në shtëpinë e shtetasit Dodani u gjet lëndë e dyshuar narkotike 42,2 gram si dhe fara gjithashtu të dyshuara të bimëve narkotike 179,8 gram.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestra e tërë lënda e gjetur, dy automjete “Audi” dhe “Merzedes” si dhe katër telefona celularë.

Artikulli paraprakTRITOLI NË TIRANE PËR KONFLIKTE PRONËSIE, SHPALLET NË KËRKIM 58-VJEÇARI
Artikulli tjetërLETRA E POLICISË SË SHTETIT: NDJESË NËSE GAZI LOTSJELLËS JU SOLLI SHQETËSIM PËR SHËNDETIN