Një grup kriminal prej 8 personash që merrej me shitjen e drogave të forta në një lokal nate, midis të cilëve edhe menaxheri i lokalit, është goditur nga policia e Shkodrës, duke sekuestruar edhe një sasi prej mbi 2 kg kokainë. Në pranga kanë përfunduar 7 persona, dhe një i tetë është në kërkim. Policia e Shkodrës bëri me dije se të arrestuarit janë shtetasit: Helidon Marku, 42 vjeç Indrit Tagani, 30 vjeç Erjon Zekaj, 31 vjeç Saimir Arçi, 31 vjeç Aldo Vruçaj, 28 vjeç Kristjan Ujkaj, 31 vjeç Aleksandër Matoja, 31 vjeç.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër. Në deklaratë thuhet se janë sekuestruar një sasi prej 2237,6 gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si kokainë. Rolet e të arrestuarve- Në vijim të këtyre hetimeve-sipas policisë së Shkodrës- është provuar se shtetasi Helidon Marku është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit Kristjan Ujka, Saimir Arçi, Erjon Zekaj Aldo Vruçaj, Indrit Tagani, Aleksandër Matoja, si dhe me shtetasin H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambienteve të këtij lokali. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar Kokainë.
• 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMW.
• 10 telefona celulare të markave te ndryshme.
• 489.000 leke , 635 Dollarë dhe 280 Euro, Gjithashtu është vënë nën sekuestro Lokal “SAMPA” në ambientet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim.