Para disa ditësh, rajoni i qetë i Ulmit të Ri në Gjermani u trondit nga një operacion policor.
Mbi 500 kilogramë kookainë u kap nga një operacion i forcave speciale bavareze.
Sasia rekord u kap në kutitë e bananeve më 15 dhjetor në një magazinë frutash.Pas kapjes së drogës, policia u vu në ndjekje të autorëve, duke kapur gjashtë prej tyre, kryesisht shqiptarë, por edhe rumunë.Një i shtatë u arratis.
Por policia speciale është rikthyer sërish në këtë zonë të qetë për të bërë kontrolle të imtësishme në terren.
Ata dyshojnë se autorët kanë hedhur gjëra në largim e sipër. Me shumë gjasë bëhet fjalë për celularë, që përmbajnë informacione të rëndësishme.