U kapën me 58 kg hashash,gjykata i liron, Apeli: Vendim absurd

Gjykata e Apelit në Gjirokastër e ka quajtur absurd vendimin e Shkallës së Parë për lirimin në sallë të gjyqit të Petro Ngucajt dhe Celo Celos pas kapjes së tyre nga Policia e Gjirokastrës me 58 kg marijuane më 18 qershor të këtij viti. Me 20 qershor gjyqtari i Gjykatës se Faktit Arben Dosti ndaj 2 trafikanteve të 58 kg marijuane të kapur më 18 qershor në Gjirokastër në aksin nacional Tepelene-Gjirokastër dha vendimin arrest në shtëpi, çka ka degjeneruar në konflikt verbal mes tij dhe prokurorit. Kjo masë arresti ndaj Petro Ngucaj dhe Celo Celo nga Lazarati solli reagimin e prokurorit të çështjes, Spartak Cocoli duke thëne që një mase e tillë nuk është dhënë as për ata persona që janë kapur me 15 gram marijuane, ndërkohë që dërgohen në shtëpi 2 trafikantë të mirëfilltë si Celo e Ngucaj. Prokurori Cocoli e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër dhe sot kjo gjykatë dha vendimin e arrestit në burg për Ngucajn dhe Celon. Këtyre të fundit u janë hedhur prangat në sallën e gjyqit duke i dërguar në Burgun e Bënçës për të vuajtur kohën ne paraburgim.

Artikulli paraprakTENTUAN TË VIDHNIN GAZSJELLËSIN, ARRESTOHET ROJA DHE BASHKËPUNËTORI I TIJ
Artikulli tjetërGJAKDERDHJE NË GADISHULLIN E SINAIT, RRETH 50 TË VRARË