Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurise “Arrest me Burg” për 6 shtetasit Kristjana Bujaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazër Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Nilaj.
Këta shtetas u arrestuan në Tamarë të Malësisë së Madhe pasi iu gjetën 80 kilogram drogë që policia e sekuestroi.
Të dyshuarit në sallën e gjyqit nuk kanë pranuar akuzat e prokurorisë ndërsa pala mbrojtëse kërkoi masë lehtësuese ndaj tyre por gjykata vendosi “Arrest me Burg”