Dy nga tre transportuesit e kanabisit, të cilët u arrestuan nga policia katër ditë më parë, janë lënë në arrest shtëpie.

Masa e dhënë nga shkalla e parë e Gjirokastrës ndaj tre të rinjve nga Vlora, ka habitur edhe vetë personat e arrestuar nga Policia e Tepelenës me këtë rast

Masa e arrestit është dhënë nga gjykatësi, Pëllumb Vehbiu, i cili ka lënë në arrest shtëpie Aulon Milon dhe Aleksandro Vasilin, të dy nga Vlora, ndërkohë që ka dhënë masën burg pa afat për personin e tretë të përfshirë në këtë ngjarje, Klerdi Graci.

Ndonëse prokurori i çështjes, Emror Kasaj pati kërkuar për të tre masën e arrestit burg pa afat, kjo nuk e ka penguar kryesuesin e seancës gjyqësore Pëllemb Vehbiu, që të lërë në shtëpi Milon dhe Vasilin.

Neni 230 i Kodit të Procedurës Penale parashikon raste të vecanta kur personi merr masën arrest në shtëpi dhe këto raste janë për gratë shtatzëna, apo dhe persona të moshuar me sëmundje të rëndë fizike.

Por as Milo dhe as Vasili të dy të rinjtë nga Vlora, nuk hyjnë në këtë kategori, çka të lë hije dyshimi vendimi i dhënë nga Vehbiu, i cili për çudi, organizoi gjyqin për dhënien e masës së arrestit, 30 minuta,

pasi i kishte ardhur dosja nga prokuroria për dhënien e kësaj mase. Ndërkohë që afati maksimal është deri në tre ditë nga dorëzimi i dosjes.

Katër ditë më parë Policia e Tepelenës zbuloi 32 kg kanabis në bordin e një automjeti në aksin Tepelenë-Bëncë nga ku dhe arrestoi tre të rinjtë nga Vlora.

Artikulli paraprakSKOCEZI DAVID BROWN: S’JAM PEDOFIL, NUK IKI NGA SHQIPËRIA PA PASTRUAR EMRIN
Artikulli tjetërZHDUKET NGA BANESA 19 VJEÇARJA, POLICIA NIS HETIMET PËR SHKAKUN