7 persona mes tyre edhe një shqiptar janë dënuar të premten nga 5 deri në 7 vite burg nga gjykata e Roterdamit. Të shtatë këta persona akuzohen për trafikimin e një sasi prej 1,125 kg kokainë.

Sipas mediave holandeze droga do të kapte një vlerë rreth 22 milion euro e cila ishte fshehur në një ngarkesë me peshk të ngrirë që vinte nga Ekuadori me kontejner në portin e Roterdamit.

Arrestimi i këtyre personave që dje dolën para gjykatës është bërë në fund të korrikut gjatë një aksioni në portin e Roterdamit. Ndërsa njëri prej tyre u vu në pranga në Hagë.

Artikulli paraprak30 VJET NGA RËNIA E MURIT TË BERLINIT – GJERMANIA FESTON
Artikulli tjetërLAJME TË KËQIJA PËR PENSIONISTËT, THELLOHET DEFICITI I SKEMËS SË PENSIONEVE