Dy shqiptarë kanë dalë para gjykatës si administratorë të një sere kanabisi në Galashiels, që vlente 150 mijë paund.
M. K., 30 vjeç dhe K. Hj, 22 vjeç, janë akuzuar për kontrollin e drogës dhe prodhimin e kanabisi.Fermën apo serën e kanabisit e kishin ngritur sipër një dyqani në Channel Street në Galashiels në prill.
Policët gjetën 700 bimë kanabisi gjatë kontrollit të apartamentit.
Ata thanë se ishin të pafajshëm kur u paraqitën në Gjykatën e Selkirk më 6 gusht. Të dy janë mbajtur në paraburgim.