Shtyhet vendimi për David Qosen, i cili vrau efektivin e FNSH në Trorovicë të Lezhës.
Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokates mbrojtëse. Seanca e radhës është caktuar për në datën 8 nëntor. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg për jetë për David Qosaj i cili në 2 shtator të 2016 vrau efektivin e FNSH, Ardian Kodra. Qosja akuzohet për vrasjen e punonjësit të policisë” Ardian Kodra dhe “Vrasje e punonjësve të policisë”, mbetur në tentativë, ndaj kolegëve të viktimës V.T. e E.B që merrnin pjesë në operacion.
FNSH kishte ndërmarrë një operacion për arrestimin e tij pasi banorët njoftuan se Qosja po terrorizonte fshatin e tij në Torovicë të Lezhës duke qëlluar me automatik në ajër. 30 vjeçari nisi të qëllojë me armë nga banesa e tij dhe u dorezua pas 5 orë lufte. Sipas prokurorisë Daviq Qosaj rrezikoi dhe jetën e 2 efektivëve të tjerë.