Tryeza e Reformës Zgjedhore nuk do të mblidhet ditën e sotme, siç ishte lajmëruar. Shtyrja e mbledhjes është bërë me kërkesë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Kështu, është vendosur që kjo tryezë të mbahet ditën e hënë, në orën 10:00. Ndërkohë, pritet që deri të hënën opozita jashtëparlamentare të sjellë propozimet e veta për çështjen e administratës zgjedhore.

Kujtojmë se në mbledhjen e parashikuar për sot në rend dite ishin dy çështje: Diskutimi mbi administratën zgjedhore dhe sistemi zgjedhor.

Artikulli paraprakAPPLE SJELL MACBOOK PRO DHE IPAD TË RINJ ME MINI LED KËTË VIT
Artikulli tjetërMETA DOLLI ME PRESIDENTIN BULLGAR: NA KENI STREHUAR GJATË RILINDJES KOMBËTARE! E ARDHMJA DUKET PLOT SHKËLQIM