Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin për prokurorin Anton Martini i cili është dhe kandidat për SPAK.

Anton Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vettingut, por Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin në KPA duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë deklaron Anton Martini nga ato që i janë gjetur, 3 dosje ku dyshon Komisioneri Publik si dhe disa denoncime.

KPK konfirmoi në detyrë në fund të janarit të këtij viti Anton Martinin, prokurorin e Krimeve të Rënda duke e nxjerrë të pastër por tashmë duket se çështja do vijojë në KPA.

Artikulli paraprak(VIDEO)VELIPOJË, PRONARI-IKMT: PO NA FUSNI NË PROBLEME. KAM BUKËN E GOJËS, S’JAM MARRË ME HASHASH. KU ËSHTË DREJTËSIA?
Artikulli tjetërJU KAPËN 3 KG KOKAINË DHE 172 MIJË EURO, 1 SHQIPTAR NË PRANGA, 2 NËN HETIM