Shkodër më 14.03.2016 Njoftim për Shtyp

Shkodër 14.03.2016 Transportonte me biçikletë granata e municione, arrestohet në flagrancë një shtetas. Sekuestrohen 5 granata difensive, 3 ndezësa, 645 fishekë luftarake dhe 1 armë gjahu pa leje Në kuadër të planit të masave të zhvilluar për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Shkodër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: •Prel (Brezart) Pllumbaj 28 vjeç, banues në Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se: Në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, shtetasi I mësipërm duke lëvizur me biçikletë u konstatua me qese të dyshimta dhe pas kontrollit të ushtruar i’u gjetën : – 5 (pesë) granata difensive, – 3 (tre) ndezësa, – 645 fishekë model 56 të cilat u sekuestruan në cilësin e provës materiale. Në kushtet e flagrancës u bë gjithashtu kontrolli i banesës së këtij shtetasi, ku u gjet dhe i’u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: – Një armë gjahu pa leje. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 280 të Kodit Penal

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPARTIZANI-SKËNDERBEU, SFIDA PËRFUNDON PA FITUES
Artikulli tjetërVladimir Putin urdhëron tërheqjen e ushtrisë nga Siria