Kompozitori, përkthyesi dhe poeti shkodran Zef Lekaj është përkujtuar në 100 vjetorin e tij të lindjes përmes një filmi dokumentar të quajtur “Saga e një artisti”. Ky film sjell veprimtarinë e autorit në këtë 100 vjetor të lindjes. Leon Lekaj, djali i artistit Zef Lekaj tregon se edhe në ditët e sotme ashtu si në komunizëm babai i tij është lënë në harresë dhe i persekutuar….

Djali i Zef Lekës, rrëfen se cili ishte amaneti i artistit për të birin…

Kënga për fëmijë “Qingji i Vogël” mban për autor Zef Lekën ndërsa është edhe tekstshkruesi i këngës tjetër të famshme “Kur Perëndon Dielli”…

Për këto dy këngë por edhe të tjera krijime të Zef Lekës nuk respektohet e drejta e autorit dhe shumë artistë të sotshëm vijojnë të abuzojnë me krijimtarinë e tij….

Filmi dokumentar “Saga e një artisti” u realizua nga regjisori i ri Marviks Shantoja…

Zef Lekaj u lind më 7 korrik 1924 në qytetin e Shkodrës. Pasi mori mësimet për muzikë, në vitin 1946 duke mos qenë dakord me vendosjen e komunizmit, merr pjesë në Lëvizjen e Postribës, pas së cilës detyrohet të arratiset në Malin e Zi. Pas një viti rikthehet si shef muzike në klubin e rinisë “Heronjtë e Vigut”. Në vitin 1964, transferohet me familjen në Kuçovë, ku nis punë në Pallatin e Kulturës dhe fiton çmimin e parë të festivalit të ansambleve. Më 4 korrik 1979, arrestohet. Pas 6 muajsh hetuesi, e akuzojnë për besimin fetar apo librat e Gjergj Fishtës dhe Dostojevskit duke u dënuar me 10 vite burg. Zef Lekaj ndërroi jetë në vitin 1999. Ka marrë titullin “Krenaria e qytetit” në Shkodër dhe “Qytetar nderi” në Kuçovë, ku një rrugë mban emrin e tij ndërsa është autor i disa këngëve të njohura që ende sot këndohen masivisht kudo.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË 44 VJEÇARI, FAMILJARËT: U DHUNUA NË BURG
Artikulli tjetërKA ARDHUR KOHA TË RELAKSOHENI DHE TË RIKUPERONI ENERGJINË E HUMBUR… HOROSKOPI PËR SOT