Vladimir Gjuta është arrestuar pranë selisë së Partisë Socialiste, pasi është kapur me një pistoletë të mbushur. Burime bëjnë me dije se Gjuta është kapur pranë zonës së “Dollarit” në kryeqytet, ndërkohë që në pistoletën që kishte është gjetur edhe një plumb në “gojë”.

Arrestimi i Vladimir Gjutës është bërë fillimisht nga efektivët e komisariati nr.3 ndërsa këta të fundit kanë kërkuar edhe përforcimin e gardës pranë Selisë së Partisë Socialiste. Pas arrestimit Gjuta është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ndërkohë që ndaj tij do të kryhen të gjitha procedurat për veprën penale të armëmbajtje pa leje.

Gjuta u lirua nga paraburgimi disa ditë më parë, pasi u arrestuar për plagosje ndaj kushëririt të tij. 40-vjeçari përfundoi në pranga më 4 janar të këtij viti, pasi kishte rrahur me çekiç duke i thyer dhëmbët kushëririt të tij. Më herët Gjykata e Tiranës, dha për Gjutën vendimin për mjekim të detyruar në psikiatri. Ndërsa së fundmi ai u la në detyrim paraqitje.

Gjuta nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe policinë. Kohë më parë, ai ka kanosur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në farmacinë e babait të tij, Bashkim Tahirit.

Artikulli paraprak‘ORGANIZIMI E KA BËRË PS FITUESE’, TAULANT BALLA: SYNOJMË DISA RREGULLIME, DO TË REFLEKTOHEN DHE NË KODIN ZGJEDHOR
Artikulli tjetërALBIN KURTI VIZITË NË TIRANË, ZBARDHET AXHENDA