Pas disa oresh kërkime, është bërë e mundur gjetja dhe nxerrja e trupit të pajetë të 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt një ditë më parë në ujerat e Lumit Mat, në afersi të Ures së Zogut në Milot.Trupi i të riut u pikas nga polumbarët e Repartit Special RENEA, në afersi të vendit ku dyshohet se ra aksidentalisht në ujerat e lumit dhe e mori rrjedha e ujit.
Pas nxjerrjes nga uji trupi i të riut u transportua në morgun e Spitalit të Laçit ku do ti nështrohet mjekësisë-ligjore e cila do të përcaktoje shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.

Valentin Nikolli nga Miloti dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, ra aksidentalisht në Lumit Mat dhe u mor nga rrjedha e ujit.Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:00 të së mërkures, ndërsa për nxjerrjen e trupit të të riut u desh ndërhyrja e skuadres së polumbareve të Repartit Special Renea, ku pas disa oresh kërkime operacioni përfundoj me sukses.Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakNIKOLIN LËMEZHI PROMOVON DY LIBRA ME POEZI
Artikulli tjetërSHKODËR, 1620 MATURANTË NË PROVIMIN E GJUHËS SË HUAJ