Liljana Tafa nga Zhupani i Fierit, u gjet e e mbytur ditën e djeshme rreth orës 19:00 në plazhin e Ndërnënasit.

56 vjeçarja, e cila vuante nga depresioni dyshohet të jetë hedhur në lumin Seman.

Mëngjesin e 5 dhjetorit, Liljana ka dalë për të derdhur plehrat, duke mos u kthyer më kurrë.

Për herë të fundit është takuar me një fqinje me të cilën ka shkëmbyer vetëm disa fjalë. Më tej, fqinja i kishte treguar bashkëshortit të Liljanës se e kishte parë këtë të fundit tepër të shqetësuar dhe se ishte nisur drejt Fierit.

Liljana nuk kishte marrë telefon me vete. Pasi nuk u kthye në shtëpi, familjarët të shqetësuar e kërkuan për 5 ditë pa gjetur asnjë gjurmë të saj. Mbrëmjen e djeshme, 56 vjeçarja u gjet e pajetë.

Për shkak se kishte kohë që vuante nga depresioni, për të cilin merrte dhe mjekim, gruaja dyshohet të ketë vrarë veten.

Artikulli paraprakAKUZA E SHQIPTARIT TË ARRESTUAR NË GREQI: JAM PËRDHUNUAR NË BURG
Artikulli tjetërKAPET KAMIONI ME DROGË, ARRESTOHET SHOFERI