U mbyt para 9 ditësh në Lumin Fan, gjendet trupi i 54-vjeçarit
Pas më shumë se 1 jave palombarët e Forcave të Armatosura kanë gjetur në ujërat e lumit Fan trupin e pajetë të 54-vjeçarit Fran Bardhi. Për shkak të errësirës dhe për shkak se trupi i 54-vjeçarit është gjetur në një thellësi prej 4 m, i mbuluar nga balta dhe interte, palombarët do të rifillojnë ditën e nesërme operacionin për nxjerrjen e trupit. 55-vjeçari është mbytur me datë 4 shkurt në ujërat e Lumit Fan në Mirditë. Fran Bardhi po punonte në afërsi të Lumit kur është rrëmbyer nga rrjedha e ujit.