Pas shumë ditësh kërkime, është gjetur më në fund trupi i pajetë i dhjetë vjeçarit në lumin Fan. Mësohet se trupi i pajetë i vogëlushit është gjetur në rezervuarin e HEC-it në Reps.

Kujtojmë se fëmijën e mori rrjedha e Fanit në Mirditë pasi iu afrua ujit për të marrë topin që i kishte rënë. Vogëlushit i rrëshqiti këmba dhe më pas e mori rrjedha.

Kërkimet për gjetjen e trupit vijuan për më shumë se 10 ditë ndërsa në një moment u bë edhe devijimi i pjesshëm i lumit për të kontrolluar pranë një ure ku dyshohej se mund të ndodhej trupi.

Familjarët e të voglit i hapën dyert e mortit ditë më parë ndërsa prisnin me ankth gjetjen e tij.

Artikulli paraprakSOT FESTË, VELIAJ URON BESIMTARËT E KRISHTERË: PASHKË TË GËZUAR
Artikulli tjetërPASHKËT KATOLIKE, BERISHA URON SHQIPTARËT DHE NXJERR FOTON ME PAPA FRANCESKUN