Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm ish-Prefektin e Fierit Bujar Hasaj njëkohësisht edhe ndërtues.

Arrestimi i tij është bërë pasi gjykata e Tiranës me kërkesë të Prokurorisë ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për mashtrim.

Hasaj akuzohet se ka mashtruar 2 persona duke u marrë nga 400 mijë euro. Ai dyshohet se ka krijuar një skemë mashtrimi në fushën e ndërtimit, ndërsa vijojnë hetimet e nisura nga Krimi Ekonomik pak muaj më parë pas denoncimeve që janë bërë nga dy personat e mashtruar.

Ndërkohë që vijojnë hetimet për persona të tjerë të mashtruar nga ndërtuesi. Bujar Hasaj ka qenë Prefekt i qarkut të Fierit në vitin 2009-2011 nga radhët e LSI, ndërsa në 2013 kandidoi për deputet për PDK.

Artikulli paraprak25 VITE BURG PËR VRASËSIN,PLAS SHERRI PARA GJYKATËS
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODER: INFORMACION PER SITUATEN AKTUALE NE TERRITORIN E SAJ