Sekretari i Klubit të Veleçikut Dalip Rrustemaj u nda nga jeta në mënyrë të papritur. Para fillimit të ndeshjes Veleçiku-Burreli që u luajt në fushën sportive “Reshit Rusi” u zhvillua një ceremoni për nderimin e zyrtarit të klubit koplikas. Kryetari i bashkisë së Malsisë së Madhe Tonin Marinaj shprehu ngushëllimet e tij familjes Rrustemaj ku ndër të tjera tregoj dhe për kontributin e të ndjerit për Veleçikun por edhe postet e tjera që ka mbajtur.

Ndërkohë sekretari i klubit të Veleçikut Nuri Rexha shprehet i trishtuar për humbjen e kolegut dhe mikut të tij.

Në fushen e lojës në ndeshjen Veleçiku-Burreli ndodhej edhe djalit i të ndjerit, futbollisti i ekipit koplikas Elvis Rrustemaj i cili do të vijojë për të mbajtur emrin e mirë që la babai i tij.

Artikulli paraprakKATEGORIA E PARË, VELEÇIKU HUMB 0-4 NDAJ BURRELIT
Artikulli tjetërRAMA U THOTË MIRËMËNGJES ‘KUKSIANËVE TË LONDRËS’ ME PUNIMET NGA AEROPORTI: MEQË ME KENI BËRË COPË ‘LIBRIN E SHPIS’