Dy e parsburgosur vdesin brenda dites .Viktimat janë Fadil Hoxha nga Lushnja 54-vjeç dhe Adem Alushi 55 vjeç nga Saranda.

Një 54-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë rrugës për në QSUT. Fadil Hoxha ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në Tiranë, QSUT konfirmon se pacienti ka mbërritur i vdekur. Fadil Hoxha ishte i shoqëruar dje nga policia në Lushnje, pasi akuzohej se kishte vjedhur disa ullinj. Fadil Hoxha u shoqërua pas denoncimit nga pronari i tokës, ndërsa sipas familjarëve vuante nga zemra dhe merrte tre herë ilaçe në ditë. Pas komplikacioneve, 54-vjeçari është dërguar sipas policisë në spitalin e Lushnjes dhe më pas në Tiranë, ku ka ndërruar jetë në spitalin e burgut. Familjarët shprehen se 54-vjeçari Hoxha vuante nga zemra e tensioni dhe merrte tre herë në ditë ilaçe, ndërsa kanë dyshime se policia nuk ia ka dhënë ilaçet.Ndërsa një tjetër i paraburgosur nga Saranda ka ndërruar jetë po gjatë ditës së sotme në reanimacionin e kardiologjisë në QSUT.Nje tjeter i paraburgosur ka vdekur ne QSUT.Pas problemeve me zemrën, Adem Alushi ishte transportuar për në Tiranë gjatë ditës së sotme, ku i ishte nënshtruar një ndërhyrje, por nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë.Viktima është Adem Alushi 55 vjeç banues në lagjen nr. 2 Sarandë. 55 vjeçari ishte ndaluar për trafik droge nga policia e Sarandës në datë 27 Nëntor 2015.Adem Alushi akuzohet për trafik droge, pasi iu sekuestruan në 2015 36,5 kilogramë hashash në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës.

Artikulli paraprakCELULARI NE TIMON,PROJEKT PER GJOBA TE RENDA
Artikulli tjetërISH-ZËVËNDES MINISTRI SHKODRAN SULMON ILIR BEQAJN