Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Supreme për moslejimin e kandidimit të Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme.
Përmes një mesazhi në Facebook, Osmani shkruan se vota ka dy funksione për të ndëshkuar një model qeverisës ose për të hapur një kapitull të ri politik.
Sipas saj, me kurajo e guxim Albin Kurti do të zgjidhet kryeministër më 14 shkurt.
“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër” – shkruan Osmani.