Një ditë pas operacionit për “hernie inguinale” në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka lënë sot (4 tetor) ambientet ku ndodhej nën terapi pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe është kthyer në banesë.

Mësohet se pas një monitorimi mjekësor 24 orësh në QSUT, kryeministri Rama ka dalë nga spitali dhe jashtë vëmendjes së kamerave.

Pas ndërhyrjes mjekët u shprehën se operacioni kishte shkuar mirë, zgjati dy orë dhe gjendja e pacientit ishte e qëndrueshme, teksa do qëndronte për 24 orë nën monitorim të stafit.

Artikulli paraprakPREMIERA “OPERA PËR TRE GROSH”
Artikulli tjetërSYLVINHO PUBLIKON LISTËN PËR LIGËN E KOMBEVE, TRE RIKTHIME DHE RISI! KAPITENI I U-21 ME EKIPIN E PARË, MUNGON MANAJ