Gjykata e Posaccme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kallëzimin e Presidentit të Republikës për ish-kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Gjykata ka pranuar kërkesën e SPAK, i cili pas hetimeve që zhvilloi kërkoi pushim akuze e mbyllje të çështjes. Ardian Dvorani, i cili sot gjyqtar i Gjykatës së Apelit Administrativ të Tiranës, komentoi edhe deklaratat e Metës së fundmi. Ai tha se koha e gjyqeve publike ka mbaruar.

“Në respekt të misionit tuaj si media unë ndalova para mikrofonëve tuaj por dua të kërtkoj mirëkuptimin tuaj që unë të mos bëj asnjë koment. Të presim vendimin e argumentuar të Gjykatës së Posaçme. Unë s’kam përplasje me ansjë institucion. Unë thjesht bëj detyrën, jam gjyqtar.

Kush mendon se ka përplasje e ka me veten, unë s’kam më askënd. Është e drejtë e z. Meta të kenë mendimin e tij. Janë institucionet ato që vendosin përfundimisht. Koha e gjyqeve publike ka marrë, çështjet nuk vendosen në media por këtu”, tha Dvorani.

Ndërkohë që përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Bledar Dërvishaj, tha se po presin vendimin e argumentuar dhe do të bëjnë ankim në Apelin e GJKKO.

Artikulli paraprakDREJTORI I POLICISË BULLGARE PËR AKSIDENTIN E TMERRSHËM: UDHËTARËT ISHIN SHQIPTARË!
Artikulli tjetërAKSIDENTI TRAGJIK, SHUHET FAMILJA ME KATER ANETARE, MES TYRE DY TË MITUR BINJAKË