Prej disa ditësh, moderatorja Luana Vjollca është në qendër të mediave rozë. Ajo po përflitet se ka marrë disa ftesa marramendëse për t’u bërë pjesë e televizioneve në Shqipëri dhe Kosovë.
Madje thuhet se shuma më e madhe që i është ofruar është 20 mijë euro në muaj vetëm për moderimin, për të marrë të drejtën e transmetimit të programit të saj.
Mesa duket ka ardhur momenti dhe Luana ka reaguar në mënyrën më epike të mundshme. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto, ku shfaqet në një dyqan teksa ka bërë shopping.
‘’Shumë e shtrenjtë kjo LV-ja’’, ka shkruar moderatorja përkrah fotove, ku bie në sy një xhup i markës Louis Vuitton, por sigurisht Luana nuk e kishte me xhupin por LV janë inicialet e emrit të saj. Në këtë mënyrë, ajo ka lënë të kuptohet edhe një përgjigje pas publikimit të ofertave “të kripura” ndaj saj.