Një 62-vjeçar nga Lezha gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet paraditen e martës në superstraden Lezhë-Shkodër.Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Dajçit, ndërsa viktima është shtetasi Lazer Daija.Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në urgjencen e Lezhës e më pas drejt Spitalit e Traumës në Tiranë, por pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha 62-vjeçari nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen në spital.

Ndërkohë drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, Tamara Krasniqi, 25 vjeçe, banuese në Kosovë është arrestua nga policia dhe u la me masen e sigurisë arrest në burg nga gjykata për vepren penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë ndërprerrja e rrugës në mënyre të menjëhershme nga këmbësori dhe shpejtësia me të cilen lëvizte drejtuesja e automjetit.

 

Artikulli paraprakMBËRRIN VITI I RI 2023 NË ZELANDËN E RE, QIELLI ‘NDIZET’ NGA SPEKTAKLI I FISHEKZJARRËVE
Artikulli tjetërFUNDVITI, LEZHA NË KAOS NGA TRAFIKU