Një 62-vjeçar nga Lezha gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet paraditen e martës në superstradën Lezhë-Shkodër. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Dajçit.

Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në urgjencën e Lezhës e më pas drejt Spitalit e Traumës në Tiranë, por pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha 62-vjeçari nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen në spital.

Ndërkohë drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, 25 vjeçe, banuese në Kosovë është arrestuar nga policia dhe u la me masën e sigurisë arrest në burg nga gjykata për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkohë nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës në mënyre të menjëhershme nga këmbësori dhe shpejtësia me të cilën lëvizte drejtuesja e automjetit.

Artikulli paraprakLUKS APO VESHJE TË LIRA, ÇFARË SHPENZOJNË MË TEPËR SHQIPTARËT?
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NË MOSHË 95-VJEÇARE PAPA BENEDIKTI I XVI, I PARI QË DHA DORËHEQJEN PAS 6 SHEKUJT