4 persona janë vënë në prangat e policisë për ngjarjen e ndodhur gjatë natës së djeshme në aksin rrugor Levan-Vlorë, gjatë një konflikti për përplasje të mjeteve mbeti aksidentalisht i plagosur më armë zjarri një person.

Në pranga janë vënë Miri Tefai., 41 vjeç, banues në Vlorë, Sajdi Qarri., 20 vjeç dhe Engli Nake., 25 vjeç, banues në Ferras, Fier. Po ashtu në pranga është vënë edhe E. K., 27 vjeç, banues në Zharrës, Fier, punonjës (roje) pranë karburantit ku ndodhi përplasja i cili akuzohet për ‘Moskallëzim Krimi;.

Mbrëmjen e kaluar, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar i plagosur me armë zjarri Engli Nake, 25 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier. Menjëherë pasi janë njoftuar policia ka nisur hetimet ku ka zbuluar se në aksin rrugor pranë mbikalimit të Levanit janë përplasur automjetet Volskëagen Golf, me drejtues E. B., e pasagjerë E. Y. dhe Xh. T dhe Alfa Romeo, me drejtues Miri Tefai. e pasagjerë Sajdi Qarri. dhe Engli Nake.

Këta të fundit, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes në drejtim të Vlorës janë ndjekur nga 3 personat e tjerë me Volskëagen Golf dhe ka nisur konflikti midis tyre në mbikalimim e Novoselës,

pranë një karburanti, ku si pasojë, duke qenë edhe nën efektin e pijeve alkoolike, dyshohet se Miri Tefai ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe aksidentalisht ka plagosur kunatin e tij Engli Nake., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Artikulli paraprakHYN NË KOPSHTIN E NJË SHTËPIE DHE HAP ZJARR, 4 TË VDEKUR, 6 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetër60 MIJË € PËR TË LIRUAR TË DËNUARIN,MASHTRUEJA SHTIREJ SI GJYQTARE