Në prangat e policisë së Skraparit ka rënë një 41-vjeçari i shpallur për tentativë vrasje dhe trafik droge.Uniformat blu arrestuan Fatri Ibron banues në Nikollarë.

Ai dyshohet se bashkë me dy vëllezërit e tij, Ilirjan dhe Gazmor Ibro, katër vite më parë (6 tetor 2015) po transportonin lëndë narkotike me mushkë nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

Nga incidenti mbeti i plagosur Gazmor Ibro. Ndërsa policia sekuestroi 100 kg marijuanë që po transportohej me mushka.

“Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim Nr.43 datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”,”-raporton policia.

Si ndodhi ngjarja – Policia bën me dije se gjithçka ka nisur për lëndën narkotike. Gazmor Ibro 39 vjeç, banues në fshatin Nikollar të Skraparit sëbashku me dy vëllezërit e tij po transportonte me mushka drogën, kur Roland Pata 41 vjeç, Altin Merdani 36 vjeç, Stefan Gjoka 32 vjeç, dhe Elton Abazaj 34 vjeç u kanë dalë përpara për ti grabitur. Sipas bluve ata kanë shtënë me armë zjarri duke lënë të plagosur Gazmor Ibron.

4 persona ranë në prangat e policisë dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim, përfshirë edhe Fatri Ibron.
Në kërkim u shpallën dy bashkëpunëtorët e plagosjes dhe dy vëllezërit e Ibros:
1-Stefan Gjoka, banues Qeparo Vlorë.
2-Elton Abazaj, lindur dhe banues në Gjirokastër.
3-Ilirjan Ibro, banues në Nikollar Skrapar.
4-Fatri Ibro, banues në Nikollar Skrapar.

Ndërkohë policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale dy doza kokaine 1.5 gram si dhe 5.1 gram hashash. Lënda narkotike u gjet në banesën e Roland Patës.

Krahas 100 kg marijuanë që ju kap në vendngjarje, vëllezërve Ibro u janë gjetur në banesë edhe 60 bimë narkotike kannabis sativa. Policia ka sekuestruar gjithashtu tre automjete me targa AA122JC ; AA042 AU dhe AA337HY, 11 dhe gëzhoja automatiku mod. 56, 2 gëzhoja pistolete të kal. 7.62mm dhe një fishek mod. 56 Materialet lidhur me rastin iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Përmet, ndërsa po punohet për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakGJYKATA E APELIT NE SHKODER LIRON ISH DEPUTETIN BARDH SPAHIA
Artikulli tjetërU TRAUMATIZUA NGA VRASJA E TË VËLLAIT, VDES 59-VJEÇARI