Pas përplasjeve që banorët e Bregut të Lumit kanë patur ditën e sotme me policinë, së fundmi janë shoqëruar dy persona.
Të shoqëruarit janë dy vëllezër emrat e të cilëve janë Bujar Durullari dhe Idajet Durullari.
Këta persona kanë kundërshtuar forcat e policisë dhe i kanë goditur ata me sende të forta gjatë përplasje për mbrojtjen e shtëpive që preken nga projekti në këtë zonë.