Një ngjarje e pazakontë është regjistruar sot në IEPV Berat. Një 65-vjeçar nga Berati, gjatë vizitës që ka kryer me djalin e tij që vuan dënimin në Burgun e Beratit, ka futur edhe ushqimet e javës për të.
Por gjatë kontrollit të bërë nga oficerët e policisë së burgjeve,brenda ushqimeve është gjetur një telefon celular.Burime të brendshme pranë IEPV Berat, konfirmojnë se telefoni celular është gjetur i ngjitur me ngjitës plastik brenda një tenxhereje të vogël alumini.
Menjëherë pas kapjes së celularit brenda ushqimeve që do i dërgoheshin në qeli 30-vjeçarit Erjon Çala, u njoftua ShKB-ja dhe policia e burgjeve,që pasi kryhen edhe hetimet paraprake kryhen arrestimin e 65-vjeçarit brenda ambienteve të burgut dhe më pas dorëzimin e tij në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat,ku edhe do të deklarojë rreth detajeve të kësaj ngjarjeje. Telefoni celular ishte futur brenda ambienteve të burgut të Beratit për 30-vjeçarin Erjon Çala, banues në lagjen “30 Vjetori” në Berat, i cili është duke vuajtur dënimin në IEPV Berat prej 1-viti.