Një 28-vjeçar është arrestuar këtë të enjte pasi u përpoq të merrte peng 20 persona, kur sulmoi zyrat rajonale në qytetin qendror italian Fiuggi. Nga kjo përpjekje e tij, tre vetë mbetën të plagosur.

Identiteti i të riut nuk është bërë i ditur, por sipas mediave italiane, ai ishte i paarmatosur kur hyri në një nga zyrat rajonale dhe tërhoqi drejtorin e tyre në një dhomë me 20 studentë.

Më pas, 28-vjeçari raportohet se rrëmbeu edhe një studente femër dhe u tha të gjithëve të mos lëviznin. Në atë moment, policia ka ndërhyrë, gjë e cila ka sjellë plagosjen e një oficeri, dy policëve dhe të një gruaje.

Pas ndërhyrjes policore, 28-vjeçari u vendos në pranga dhe është dërguar në një spital psikiatrik pasi u konstatua se ishte një person me probleme mendore.

Artikulli paraprakKOSOVË, 22 FOSHNJA VIJNË NË JETË NË DITËN E PAVARËSISË
Artikulli tjetërPE VOTON RAPORTIN E FLECKENSTEIN PËR SHQIPËRINË