Një aksident fatal ka ndodhur në Greqi në rrugën Egnatia ku një makinë që transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, është përplasur me një makinë tjetër, duke shkaktuar 6 të vdekur dhe 6 të plagosur. Sipas mediave greke, aksidenti erdhi si pasojë e manovrave të shoferit 49 vjeçar që transportonte 10 emigrantët.

Në përpjekje për tu shmangur nga patrulla e policisë që po e ndiqte, 49 vjeçari hyri me makinë në krahun e kundër të rrugës duke u përplasur ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, humbi jetën 46 vjeçari grek që drejtonte automjetin tjetër si dhe 5 emigrantë.

Artikulli paraprakEUROVISION BËN PREZANTIMIN ZYRTAR TË FAMILJES KELMENDI, SI PARASHIKOHET TË RENDITEN ATA?
Artikulli tjetërPDIU, IDRIZI NIS FUSHATËN PËR ZGJEDHJET E 14 MAJIT