Kryeministri Edi Rama ka reaguar për rastin e policit, Redin Çaushaj i cili mbeti i plagosur pasi ndërhyri për të shuar një sherr në Vlorë, ndonëse ishte jashtë shërbimit. Rama ka ndarë një foto ku duken duart e policit, i cili është i shtrirë në spital dhe po mbahet në monitorim nga mjekët, ndërsa krahas saj shkruan respekte për efektivin që ndërhyri për sherrin e rrezikshëm.

“Respekt për Redin Çaushajn, të riun e Policisë së Shtetit që u plagos duke ndërhyrë dhe shmangur më të keqen mes dy individëve në një sherr të rrezikshëm”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, efektivi u vizitua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili kërkoi dënim të ashpër për autorin që goditi policin më 15 gusht 2023. Efektivi, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit, ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, por është goditur me thikë në qafë. Autori Thodhori Mërkuri u arrestua pas disa orësh ndjekje nga policia.

Artikulli paraprakNDRYSHIME TEK AKADEMIA VLLAZNIA
Artikulli tjetërI NGARKUARI ME PUNË I AMBASADËS SË SHBA NË TIRANË TAKOHET ME YURI KIM