Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës u zu në “pritë” nga banorët e Unazës së Re, teksa do hynte në ambjentet e nje televizioni.
Me pankarta në duar e thirrje të vazhdueshme, protestuesit nuk ngurruan as të qëllojnë me vezë makinën e ministrit.
Ministri Gjiknuri e komentoi këtë protestë, duke thënë se ka shtysë politike. Ai u shpreh se e rëndësishme është që të gjendet një zgjidhje.
“Mund të jetë edhe e organizuar. Jam i bindur që ka edhe shtysë politike. Janë presione që nuk të çojnë asgjëkund. Ajo që duhet të bëjmë është të gjejmë një zgjidhje”, tha Gjiknuri.