Giorgio Chiellini është ndër mbrojtësit më të fortë në botë, ku ka fituar shumë trofe si protagonist absolut me Juventusin dhe kombëtaren e Italisë.
Por mosha kalon për këdo dhe tashmë 37 vjeçarit i kanë mbetur pak sezone për të luajtur.
I pyetur nga mediat italiane për momentin se kur do të dalë në pension, veterani ka kthyer një përgjigje epike: “Ndoshta duhet të marr në telefon Ibrahimovic dhe ta vendos me të. Ne mund të bëjmë një video së bashku në të cilën të pyesim veten se çfarë duhet të bëjmë dhe ta marrim vendimin bashkë.”