U qëllua me plumb në kokë në sy të vajës, vdes shqiptari pas 4 ditësh agoni

Ka ndërruar jetë 46-vjeçari shqiptari i cili u qëllua me armë zjarri mëngjesin e së hënës përpara syve të vajzës, në qytetin gjerman të Visselhövede. Lajmi është konfirmuar nga prokurori Lutz Gaebel të premten për median gjermane “Kreiszeitung”. “Prokuroria vijon hetimet, vetëm se tani rasti shqyrtohet për ‘vrasje me paramendim’, nga ‘vrasje e mbetur në tentativë’ siç ishte më parë,” tha Lutz Gaebel. Ngjarja Ngjarja ka ndodhur pak para orës 11 të paradites dhe shqiptari, identitetin i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte me vajzën e tij në momentin kur është qëlluar nga dy persona me motor. Sipas dëshmitarëve, janë dëgjuar pesë të shtëna. Një plumb ka marrë 46-vjeçarin në kokë, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të trupit, ndërsa një plumb në këmbë. Ai u tranportua në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Ndërsa vajza e tij, që është në moshë madhore, ka mbetur e palënduar. Motivet për vrasjen e 46 vjeçarit, i cili ka punuar si bodigard në një diskotekë në Shqipëri, mendohet se është hakmarrja. Gjatë punës së tij, ai ka qëlluar për vdekje një person. Për këtë, shqiptari kaloi një vit në burg. Pas dënimit, 46-vjeçari u largua për në Gjermani dhe u vendos në qytetin e Visselhövede, ku jetonte së bashku me familjen në një apartament me qira. Deri më tani policia gjermane ka sekuestruar motorin e agresorëve, që ishte fshehur në disa shkurre.

Artikulli paraprakSPANJË, ARRESTOHEN 61 ANËTARË TË MAFIAS GJEORGJIANE
Artikulli tjetërNËNA BRAKTIS FËMIJËN ,ARRESTOHET NGA POLICIA