Ka ndërruar jetë i moshuari që u ther me thikë nga nipi i tij adoleshent.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, i moshuari Shaban Agaj ka ndërruar jetë pasditen e së mërkurës. Agaj gjendet në Reanimacion që prej së enjtes së shkuar, kur u godit 4 herë me thikë nga nipi i tij 19 – vjeçar, Beniamin Kaso. I moshuari i ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja e rëndë

Mesditën e 12 Tetorit, Shaban Agaj, i cili festonte 80 – vjetorin e lindjes, sëbashku me bashkëshorten e tij Hajrije Agaj, 77 – vjeçe, u goditën nga 4 herë me thikë nga djali i vajzës së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi në apartamentin e të moshuarve tek zona e “Freskut”, pas një konflikti që kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve për paratë. Beniamini jetonte në Gjermani me të ëmën dhe kishte pak kohë që kishte ardhur tek në shtëpinë e gjyshërve të tij. Ai u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa tashmë do të duhet të përballet edhe me akuzën e vrasjes.

Artikulli paraprakARMANDO CUNGU JEP DORËHEQJEN NGA VLLAZNIA
Artikulli tjetërFURTUNË NË POLICINË E ELBASANIT, SHKARKOHEN 12 DREJTORË E PUNONJËS