Ka humbur jetën në spital 46 vjeçari i cili u qëllua në sy të vajzës pranë një shkolle fillore në Visselhövede (Rotenburg) të Gjermanisë më 9 janar 2017.

Ai u qëllua nga dy persona që udhëtonin me një motor. Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje dhe se mund të lidhet me një plagosje në Shqipëri. Shqiptari thuhet se ka punuar në një klub nate në Shqipëri, ndërsa u largua bashkë me familjen e tij për në Visselhovede Mediat agjermane shkruajnë se shqiptari ( pa dhene identitetin) u qëllua me 3 plumba, një në kokë, një në këmbë dhe një në qafë. Shqiptari ka ndërruar jetë pasi qëndroi 4 ditë në koma në spital.

Artikulli paraprakTRUMP: I HAPUR PËR TË PUNUAR ME RUSINË DHE KINËN
Artikulli tjetërARRESTOHEN DY PJESËTARË TË DYSHUAR TË IS-IT