Një ngjarje e raportuar fillimisht si aksident rezultoi të ishte një kanosje me armë mes disa të rinjve në Ishull-Lezhë.Policia ka arrestuar njërin prej përsonave të përfshire në ngjarje dhe 3 të tjere janë shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policise Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në dyshimet e krijuara mbi një rast të ndodhur më datë 24.03.2023, në aksin rrugor “Tiranë-Lezhë”, në Ishull Lezhë, të raportuar fillimisht si aksident rrugor, kanë kryer hetime të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë në të.

Nga hetimet e thelluara ka rezultuar se shtetasi A. F., në bashkëpunim me 2 shokë të tij, (të dy të shpallur në kërkim), kanë kanosur me armë zjarri, poshtë mbikalimit të Ishull Lezhës, shtetasin E. L.

Gjatë largimit me shpejtësi, automjeti me të cilin udhëtonin shtetasit 3 shtetasit, është përplasur në mbikalimin e Ishull Lezhës, me automjetin me drejtues shtetasin M. K.Nga veprimet e para, ky rast është trajtuar fillimisht si aksident rrugor, por si rezultat i informacioneve të grumbulluara në vendngjarje, janë thelluar hetimet dhe si rezultat i tyre, është zbardhur dinamika e këtij rasti.Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 20 vjeç, banues në Lezhë, si dhe shpallën në kërkim shtetasit K. Gj., 24 vjeç, banues në Rrilë dhe D. D., 23 vjeç, banues në Barbullojë.

Gjithashtu, për këtë rast, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 23 vjeç, banues në Tale, i cili nuk ka kallëzuar se është kanosur me armë zjarri, nga 3 shtetasit e lartpërmendur. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Artikulli paraprakBESËLIDHJA BASKET DREJT TITULLIT KAMPION
Artikulli tjetërNIKOLLA PRET PRESIDENTIN AUSTRIAK! VAN DER BELLEN: SHQIPËRIA KA BËRË PROGRES NË RRUGËTIMIN EUROPIAN