127 shqiptarë janë riatdhesuar, pasi u është refuzuar azili në Francë.
Në aeroportin “Nënë Tereza” azilkërkuesit janë rikthyer me avionë të posaçëm.

Në fluturimin e paradites u riatdhesuan 36 shtetas shqiptarë dhe në fluturimin e dytë në mesditë u riatdhesuan 91 të tjerë.

Operacioni i riatdhesimit u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze. Edhe gjatë këtij operacioni u riatdhesuan familje me fëmijë minorenë.

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda e pranishme gjatë riatdhesimit në aeroprt, gjatë fjalës së saj nënvizoi, se çdo përpjekje për kërkim azili është e dështuar, askush të mos bëjë shpenzime ekonomike për të kërkuar azil, pasi mundësitë janë zero.

Zv.ministrja gjithashtu apeloi për të gjithë, që të ndjekin rrugën ligjore për t’u punësuar në vendet

Artikulli paraprakPIKAT E KËMBIMIT VALUTOR NË MBIKQYRJE TË RREPTË PËR PASTRIM PARASH
Artikulli tjetërPËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE, FORCAT IRANIANE RRËZOJNË AVIONIN AMERIKAN