46 shtetas shqiptare janë riatdhesuar dhe deportuar nga vendet e BE, pasi i janë refuzuar kërkesat për azil.

Policia e Rinasit, thotë se “nga Franca janë riatdhesohen 29 shtetas, mes tyre edhe një familje me 5 anëtarë, si dhe deportohen nga vendet e BE-së edhe 17 shtetas të tjerë shqiptarë”.

17 shtetas shqiptarë janë deportuar me motivin ”Qëndrim i parregullt në territor”, ”Pëfunduar vuajtjen e dënimit në vendet e BE -së”, ” Tentativë kalimi ilegal për në Mbreterinë e Bashkuar”, ”Tejkalim i afatit të qëndrimit në territor” dhe ”Refuzim azili në vendet e BE-së”.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos bëjnë asnjë tentativë për të kërkuar azil, pasi shanset për t’a fituar atë janë zero

Artikulli paraprakBASHA PËRSHENDET VENDIMIN E GJYKATËS SË DURRËSIT:“NË SHQIPËRI KA SHPRESË”
Artikulli tjetërDY TURISTE GJERMANE HUMBASIN DUKE EKSPLORUAR GJIPENË, SHPËTOHEN PAS 3 ORËSH