Vetëm 1 kg e ndau Birken Calën nga fitimi i një medalje olimpike në “Tokio 2020”.
Ai është renditur i katërti në botë në kategorinë e peshëngritjes, rezultat ky më i miri deri më tani për Shqipërinë në Lojërat Olimpike.
Pas këtij suksesi ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ai shkruan në “Facebook” se Brikeni meriton një bravo të madhe për arritjen në Tokio.
“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios”, shkruan Rama.