Policia ka arrestuar një 29-vjeçar nga Elbasani që mori pjesë sot në protestën e opozitës, ndërsa u përplas dhe konfrontua fizikisht me disa nga simpatizantët e tjerë të PD-së dhe goditi punonjësit e policisë. I arrestuari është Olsi Albarjami.

Sipas policisë, ai është identifikuar nga pamjet filmike, ndërsa u përplas me demokratët, pasi e akuzuan se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.

Madje, edhe Sali Berisha e publikoi foton e tij në Facebook duke thënë se është punonjës policie. Ndërkohë që përsa i përket protestës 7 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim. Opozita sot protestoi për katër orë.

Në protestë mungoi lideri demokrat Lulzim Basha i cili u gjend në Gjermani në takime me përfaqësues të CDU-së, duke shënuar të dytën mungesë siç ndodhi më 21 mars. Bojkotoi këtë protestë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Njoftimi i policisë
Ne lidhje me protestën e zhvilluar më datën 03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë, në përfundim të veprimeve të kryera dhe pas kqyrjes së pamjeve filmike , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : Olsi Albarjami, 29 vjeç nga Elbasani.

Shtetasi i lartpërmendur gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të policisë, veprime këto të dokumentuara me pamje filmike, si dhe më pas ky shtetas është rrahur nga protestuesit me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.

Po këtë shtetas e ka publikuar në rrjetin social facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.

Po në lidhje me protestën janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas si dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë dhe po punohet për kapjen e tyre.

Artikulli paraprakPELE SHTROHET NË SPITAL, FRIKË PËR SHËNDETIN E LEGJENDËS SË FUTBOLLIT
Artikulli tjetërPËRFUNDON NË POLICI I LAÇIT PASHK LASKAJ, GODITI REFIK HALILIN