Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.

Telegrafi mëson se vendimi për lirim është marrë para pak minutash.Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor.

Policia ndërsa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artikulli paraprakJA ÇFARË DUHET TË DINI QË TË MOS FTOHENI NGA KONDICIONERI GJATË VERËS
Artikulli tjetërLIRIMI I TRE POLICËVE TË KOSOVËS, RAMA: LAJM I MIRË, POR I VONUAR! I HAP RRUGË DE-ESKALIMIT TË SITUATËS DHE RIKTHIMIT TE DIALOGU