Dy zjarre të ndryshme ranë mbrëmjen e së mërkurës në Orikum.

Një vatër në kodrat e qytetit dhe një pranë fshatrave Risili dhe Sherisht rrezikuan deri në fillimin e shiut që i erdhi në ndihmë përpjekjeve të dëshpëruara të zjarrfikësve dhe vetë banorëve.

Në Orikum u rrezikuan tre banesa pranë të cilave u afruan me shpejtësi flakët të fuqizuar nga era e fortë.

Ndërsa pranë fshatrave dëmet janë të mëdha në sipërfaqe me ullishte ku në një përllogaritje paraprake duket se janë mbi 500 rrënjë janë djegur.

Artikulli paraprakSHTYHET ME DY MUAJ KOMISIONI HETIMOR PËR SHKARKIMIN E METËS
Artikulli tjetërKOKAINA NË DURRËS, AKSIONI U DEKONSPIRUA,NJËRËS PREJ KAMERAVE TË SIGURISË IU NDRYSHUA KËNDI