Analizat e Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla kanë rezultuar negative, pavarësisht videos së publikuar në media ku ai shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike.

Përgjigja e analizës pranë laboratorit të policisë shkencore për praninë në drogës në urinë dhe gjakun e kryebashkiakut I është dorëzuar grupit hetimor.

Tashmë prokuroria është në pritje të ekspertizës që iu nënshtrua video, e cila u dorëzua në SPAK nga gazetari investigativ Artan Hoxha teksa shihej krybashkiaku konsumonte lëndë narkotike .

Pas shfaqes se videos ne media ishte SPAK që i nisi kryesisht hetimet duke marrë në pyetje personat që kanë pasur dijeni për këtë ngjarje. Në prokurori u paraqit edhe vetë kryebashkiaku i cili dorëzoi vullnetarisht kampione gjak e urine, pasi prokuroria nuk e urdhëronte dot përsa kohe ngjarja nuk ishte në kushtet e flagrancës.

Avokati i kryebashkiakut pritet t’i drejtohet SPAK brenda javës që vjen me kërkesë pushim të çështjes por nga ana tjetër mësohet se prokuroria po kryen edhe të tjera verifikime.

Pas publikimit të videos, Alla mohoi të jetë ai në të, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kokainë. Ai paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji.

Artikulli paraprakNDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR, RRITEN GJOBAT PËR SHOFERËT
Artikulli tjetërLIHET NË BURG BIZNESMENI I ARRESTUAR NË RINAS, NË ÇANTË IU GJET NJË PISTOLETË