Biznesmeni i ndërtimit, Rrapush Hoxholli është arrestuar së bashku me bashkëshorten Vjollca Hoxholli me akuzën e mashtrimit.
Ai akuzohet se të njëjtin apartament ua shiste disa personave, të cilët e kallëzuan, ndërsa policia e arrestoi.
Sot ai është arrestuar për llogari të policisë së Shkodrës. Por kjo nuk është hera e parë që Rrapush Hoxholli arrestohet.
Ai është vendosur në pranga për herë të fundit në vitin 2015, po për të njëjtat akuzat nga policia e Durrësit.