Prokuroria e kryeqytetit ka marrë në pyetje gjyqtarin Admir Thanza, i cili akuzohet për falsifikim formulari sepse nuk ka deklaruar që ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje.

Prokurori i cështjes është Gentjan Abazi. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë u shkarkua nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit në korrik të këtij viti.

Atij iu zbulua një dënim në Itali për vjedhje në supermarket. Dënimin, Thanza nuk e kishte deklaruar në formular,

ndërsa përpara KPK-së ka deklaruar se aktin e kishte kryer kunata e tij, por ai e mori përsipër për nipin e sëmurë që po kurohej nga një sëmundje e rëndë në Itali.

Ka qenë asistenca e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ajo që ka ndihmuar në zbulimin e këtij dënimi të padeklaruar nga Thanza.

DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), ka konkluduar se Thanza ka fshehur procedimin penal për korrupsion dhe se ka kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar.

Artikulli paraprakSOT MBLIDHET KUVENDI, OPOZITA VIJON BOJKOTIN, JA ÇFARË PRITET QË TË NDODHË (RENDI I DITËS)
Artikulli tjetërBASHA: NË KUVEND PO LEGJITIMOHET PASTRIMI I PARAVE TË PISTA