Vlora Hyseni është emri i ri, që kryeministri Edi Rama i ka propozuar sot (17.03.2023) Presidentit Begaj për emërimin si drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar. Ndërkohë Vlora Hyseni më herët është shkarkuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nga pozita e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës së Inteligjencë.

Kush është Vlora Hyseni?
Vlora Hyseni e ka udhëhequr AKI-në për katër muaj në Kosovë. Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, Vlora Hyseni ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Gjithashtu ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI. Më herët në njoftimin për shkarkimin e Vlora Hysenit, thuhej ky vendimi ishte marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Presidenca dhe ZKM-ja e kanë paralajmëruar Vlora Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Artikulli paraprakME SHPEJTËSI MBI NORMAT, PEZULLOHEN 185 LEJE DREJTIMI NË 72 ORË, GJOBË PËR 2064 DREJTUES MJETESH
Artikulli tjetërPROFESORI SYNON TË KALOJË 100 DITË NË HABITATIN NËNUJOR